Disa ditë më parë, këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj pushtoi rrjetin me videon e ëmbël ku tregoi për herë të parë se është në pritje të ëmbël, duke zbuluar edhe gjininë e bebit që pret.
https://www.instagram.com/p/CF9-5hOp-ZT/
Afërdita do të sjellë në jetë një djalë, ndërsa ka treguar për ndjekësit se është shumë e emocionuar. “Po, e kishim në plan dhe ndodhi menjëherë, prandaj nuk mund ta besonim dhe ishim shumë të lumtur”, ka treguar Afërdita në një postim.
Tashmë ajo është 5 muajshe shtatzënë edhe pse ndoshta mund të duket e pabesueshme!
Teksa të gjithë presim të shohim barkun e rrumbullakosur të këngëtares, ajo vazhdon të shfaqet super në formë në fotot që poston, duke tërhequr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve. Këta të fundit, vazhdimisht nëpër komente e pyesin se ku e ka barkun, pasi nuk duket fare sikur është në muajin e pestë të pritjes.
Afërdita po planifikon të bëjë lindje natyrale dhe vazhdon të bëjë palestër duke respektuar këshillat e mjekut.
https://www.instagram.com/p/CGP-b1zpe9Z/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu