Një tetë vjeçar i lindur në vitin 2011 mund të vdesë më herët nëse vazhdon të jetë i ekspozuar gjatë gjithë kohës në ambiente të ndotura.
Studimi ka parë ndikimin e kombinuar të dy shkaqeve kryesore të shëndetit të dobët nga ndotja e ajrit – dioksidi i azotit dhe lëndët e grimcuara në ajër.
Studiuesit nga King’s College London bazuan vlerësimet e tyre mbi efektin e ndotjes së ajrit në vdekje dhe shkurtimin e jetëgjatësisë në Birmingham. Ndikimi u konsiderua më i keq se në disa qytete të tjera të mëdha në vend – me raportin që gjeti një humbje më të theksuar të jetëgjatësisë në Birmingham sesa në Mançester.
Një rrjet liderësh lokal po bëjnë tashmë thirrje për ‘zona të pastra ajrore’ në qytetet e mëdha në të gjithë vendin në Britani.
Polly Billington, drejtor i rrjetit UK100, i cili udhëhoqi studimin, tha: “Ky raport duhet të jetë një thirrje zgjimi për politikëbërësit, jo vetëm në Birmingam, por në të gjithë vendin.
“Ne duhet ta trajtojmë këtë vrasës të padukshëm, i cili është duke shkurtuar jetën e fëmijëve dhe duke shkaktuar mjerim shëndetësor për mijëra të rritur”.
Ai shtoi: “Duke punuar së bashku, këshillat vendore dhe qeveria qendrore mund të vendosin zona më pranë natyrës dhe përfshirëse të ajrit të pastër për të trajtuar burimet më ndotëse të ajrit të pistë dhe të lejojnë njerëzit që të marrim frymë lirshëm.”
Ndotja e ajrit në shumë qytete të botës është në nivele të paligjshme. Kujtojmë se Tirana është në listën e qyteteve më të ndotura në botë në Indeksin e Ndotjes 2019, hartuar nga Numbeo.
Me gjithë masat që janë marrë nga Bashkia për krijimin e pyllit orbital dhe zonave të gjelbëruara, duket se kryeqyteti i vendit tonë, i cili mban edhe një të tretën e popullsisë së vendit, ka ajrin më të ndotur në Ballkan e më gjerë.
Lexo edhe: Si ndikon ndotja e ajrit ne shtatzani?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu