Kur vjen puna tek ndotja e ajrit nuk e marrim në konsideratë ambientin e shtëpisë duke qënë se e konsiderojmë si një vend të pastër. Por nuk është kështu.
Merrni masat e duhura, rregulli i parë janë dritaret e hapura
Sipas institutit italian të higjenës ky është një prej rregullave më të rëndësishëm për të pastruar ajrin brenda shtëpisë. Nëse nuk do të ndrrohet vazhdimisht ajri, shëndeti jonë dhe kryesisht i fëmijëve do të rrezikohet. Kryesisht nëse në shtëpi keni një kafshë duhet ta ajrosni edhe më shumë duke hapur dritaret.
Rreziku i tymit
Një tjetër rrezik i madh që ka lidhje me ndotjen brenda shtëpisë është tymi, i cili është më i rrezikshëm kryesisht për fëmijët. Mund të gjendet mbi mobilje, perde, tapet dhe veshje. Këshilla jonë është të mos pini duhan brenda në shtëpi.
Kujdes me produktet e pastrimit
Metoda më e mirë natyrale e pastrimit është me uthull dhe sodë, pasi aroma e mirë nuk simbolizon pastërti dhe kështu duhet të përdorni sa më pak detergjentët e blerë. Mos përzieni dy produkte bashkë dhe lani rregullisht perdet apo tapetët, ndërroni rregullisht edhe filtrate e kondicionerit.
Në rast se në shtëpi keni bërë mobilje të reja duhet të ajrosni mirë në vazhdimësi ambientin pasi ato bëhen faktor ndotje sidomos nëse janë lyer me llak. Të gjitha materialet që janë përdorur gjatë prodhimit janë të rrezikshme.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu