Disa ditë më parë, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj aktori turk Tolgahan Sayisman u bekuan me fëmijën e tyre të dytë. Vajza Alina erdhi në jetët e tyre, duke u bërë kështu një familje prej katër anëtarësh.
Prej datës 8 qershor kur Alina i bekoi me ardhjen e tyre, ata e kanë ruajtur me fanatizëm privatësinë familjare. Ditën e djeshme, Almeda postoi për herë të parë një foto në instrgram, me rastin e ditës së baballarëve.
“Faleminderit që je babai më i mirë për Efehan dhe Alinan. Të duam më shumë nga ç’mund ta imagjinosh. Gëzuar Ditën e Baballarëve dashuria ime”, shkruan Almeda në postimin e saj të urimit.
Ajo gjithashtu publikoi një ndër momentet më të ëmbla pas lindjes së vajzës. Në foto duket vogëlushja e sapoardhur në jetë dhe po ashtu edhe Tolgahan, i cili qëndron afër bashkëshortes dhe të bijës.
“8.06.2021”, mirë se erdhe ëngjëlli jonë Alina”, ka shkruar Almeda krahas kësaj fotoje.







Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock