Pas komplikimeve që ka kaluar në shtatzani, modelja Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend, e kanë humbur foshnjën e tyre.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë modelja përmes një postimi në Instagram, ku edhe ka publikuar foto të çiftit me foshnjën në krahë.
Disa dië më parë Teigen u shtrua në spital sepse nuk mund të dëgjonte rrahjet e zemrës së bebit, më pas hemorragjia shkaktoi edhe humbjen e tij, të cilin kishin vendosur ta quanin Jack.
Shkrimi prekës i modeles:
Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të tillë që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë. Nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qeseve të transfuzionit të gjakut. Thjesht nuk ishte mjaftontueshëm.
Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit pasi kanë lindur, pak para se të largohemi nga spitali. Por, për ndonjë arsye, ne kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack ka punuar aq shumë që të jetë pjesë e familjes tonë të vogël, dhe do të jetë përgjithmonë.
Për Jack-un tonë – Më vjen shumë keq që momentet e para të jetës tënde u përballe me aq shumë komplikime, saqë ne nuk mundëm të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Gjithmonë do të të duam.
Faleminderit të gjithëve që na keni dërguar energji pozitive dhe lutje. E ndiejmë gjithë dashurinë tuaj dhe ju vlerësojmë vërtet.
Jemi kaq mirënjohës për jetën që kemi, për fëmijët tanë të mrekullueshëm Luna dhe Miles, për të gjitha gjërat mahnitëse që kemi mundur të përjetojmë.
Por e përditshmja nuk mund të jetë plot diell. Në këtë ditë të errët, ne do të pikëllohemi, do të qajmë por do ta përqafojmë dhe ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë.
https://www.instagram.com/p/CFyWQLWpJ3u/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu