Mishrat e dhembëve, problemet më të zakonshme, shkaqet, trajtimi

0 0

Mishrat e dhembëve veprojnë si një barrierë e fuqishme në mbrojtjen e dhëmbëve dhe strukturës së tyre mbështetëse. Periodontologjia është shkenca që studion këtë strukturë dhe sëmundjet që lidhen me të.

Pak i njohur është fakti që sëmundja e dhëmbëve është shkaku kryesor i humbjeve të dhëmbëve. Dhëmbët e forte varen kryesisht dhe mbështeten në mishrat e dhëmbëve të shëndetshme.

Shkaku kryesor për problemet e dhëmbëve janë bakteret në pllakat dentare. Bakteri në pllaka dentare prodhon toksina të rrezikshme që krijojnë nje proces inflamator. Nëse lihen për një kohë pa u trajtuar mund të çojnë deri në humbjen e dhëmbëve tuaj.

Problemi më i madh dentar ështe sëmundja e mishrave të dhëmbëve e cila është e pranishme në rreth 50 % të të rriturve në SHBA. Shenjat e sëmundjeve të dhëmbëve përfshijnë gjakderdhje gjatë larjes se dhëmbeve dhe mishi i kuq i dhëmbëve. Mishrat e dhëmbëve mund të shfaqen në ngjyrë të zezë në disa popullata dhe një gjë e tillë konsiderohet normale.

Një gojë e shëndetshme ështe mikpritëse e një komuniteti kompleks bakterieresh. Në fakt prezenca e bakterieve në mënyrë të përgjithshme është  diçka që shërben për mirëqenien e gojës.

Më poshtë, janë të renditura disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë negativisht në shëndetin dentar dhe mirëqenien e gojës në tërësi.

  • Duhanpirja– Ky stil jetese është një faktor i rëndësishëm në progresin e sëmundjeve te dhëmbëve dhe kancerit oral.
  • Gjenetika-Historiku në familje mund të ndikojë për ata që janë më të ndjeshëm ndaj një problemi të tillë.
  • Diabeti-Kjo sëmundje mund të ndikojë që një individ të këtë një sistem imunitar më të dobët.Sëmundje të tjera kronike siç janë ato të sistemit kardiovaskular e veçanërisht sëmundjeve të zemrës kanë qenë të lidhura me problemet e dhëmbëve.
  • Mosha- Të dhënat nga qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve tregojnë se më shumë se 70 % e popullatës amerikane në moshën 65 dhe më të vjetër vuan nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve periodont.
  • Ushqyerja e dobët– Mungesa e vitaminave dhe ushqyesve të tjerë ndikon në aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

CIla është mënyra më e mirë për të trajtuar sëmundjen e mishrave të dhëmbëve?

Mënyra më e mirë për të trajtuar me kujdes mishrat e dhëmbëve është  higjena orale e rregullt. Kërko një këshillë profesionale për pastrimin sa më efektivitet të zonës përreth mishrave të dhëmbëve. Si këshillë specifike dhe e përgjithshme është larja 2 herë në ditë e dhëmbëve.

Kujdes! Gjatë shtatzënisë, ndryshimet hormonale ndikojnë ndjeshëm te mishrat e dhëmbeve duke i bërë kështu më të ndjeshme ndaj infeksioneve.

Shumica e problemeve me mishrat e dhëmbëve mund të parandalohet ose të paktën mund të kontrollohen. Për disa individë me probleme të mishrave të dhëmbëve të trashëguara duhet një kujdes më i veçantë për t’i mbajtur nën kontroll.

Identifikimi i problemeve në një fazë të hershme dhe me kontrolle dentare të rregullta janë çelësi për të shmangur probleme më të mëdha.

Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X