Me gjithë të këqijat që ka sjellë përhapja e Covid-19, qëndrimi pranë njerëzve tanë më të dashur, është padyshim ana e mirë e kësaj të keqeje.
Nga qëndrimi me njëri-tjetrin ka përfituar edhe familja e bukur e këgëtarëve të dashur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.
Miriami ka postuar një foto shumë të bukur, ku duken të katërt, Ameli në prehërin e Albanit dhe Duami në krahët e mamit.
Vogëlushja Ameli dhe Miriami janë kombinuar gjithashtu në veshje me ngjyrën e kuqe që e bën kaq të ngrohtë këtë portret familjar.
“Dashuria është çelësi i çdo porte”,- shkruan Miriami krahas fotos.
https://www.instagram.com/p/B99EJmOlnLF/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu