Këngëtari Alban Skënderaj ka mbajtur një koncert së fundmi në Prishtinë. Duke qenë se disa nga këngët i ka në bashkëpunim me bashkëshorten, këngëtaren tjetër të suksesshme Miriam Cani, ajo ka qenë e pranishme në skenë për të interperetuar bashkë me të.
Kur erdhi momenti i një nga na këngëve më të bukura, “Dhurata”, që është dedikim për vajzën Ameli, Albani dha një lajm shumë të bukur.
“Unë sot këtë këngë dua t’ja dedikoj dikujt tjetër!”- tha Albani teksa prekte barkun e Miriamit duke treguar se janë në pritje të fëmijës së dytë.
https://www.instagram.com/p/By8R8zwFGpi/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu