Studimi u krye nga Francesco D’Aiuto, drejtor i Njësisë së Periodontologjisë së Kolegjit Universitar të Londrës – Instituti dentar Eastman publikuar në revistën Odontology. Studimi përfshiu 651 individë që vuajnë nga migrena, nga të cilët 393 paraqitën problemin në një formë kronike. U zbulua se 50.2% e individëve me migrenë raportuan se kishin probleme me dhëmbët.
Inflamacioni është sistemik
Lidhja midis migrenës dhe dhimbjes së dhëmbëve ka logjikën e vet. Doktor D’Aiuto gjithmonë shpjegon: “Hipotezat patogjenetike të lidhjes midis migrenës dhe dhëmbeve bazohen në aftësinë e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve për të nxitur inflamacionin sistemik (në lidhje me të gjithë organizmin, pra jo vetëm lokal) dhe mosfunksionimin endotelial (të mureve të enëve të gjakut). Këto dy procese (pezmatimi dhe dëmtimi endotelial) janë të implikuara në fillimin dhe veçanërisht në përkeqësimin e migrenës”.
Përfundimet
“Të dhënat janë ende në fillim- shpjegoi D’Aiuto – por dëshmitë e gjetura tregojnë se pacientët me probleme me dhëmbët kanë të paktën 50% më shumë gjasa që të vuajnë nga migrena sesa individët që bëjnë kontrolle të vazhdueshme. Hulumtimi i grupit tonë i ndjekur nga Yago Leira në bashkëpunim me Universitetin e Santiago de Compostela në Spanjë konfirmojnë këtë lidhje pa marrë parasysh faktorët tipikë të rrezikut të migrenës.
Lexo edhe: Migrena, përse gratë vuajnë më shumë se burrat?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu