Gazetarja Rudina Xhunga ka qenë shumë aktive me postime e mesazhe inkurajuese në periudhën e vështirë që po klaojmë të pandemisë së Covid-19.
Ditën e sotme, ajo ka zgjedhur që këtë pozitivitet ta përcjellë përmes një fotoje shumë të ëmbël të së bijës foshnje, kur sapo kishte ardhur në shtëpi, ku edhe tregon pikëpyetjet e mëdha që shoqëruan atë periudhë.
“Kur Alana erdhi në shtëpi, nuk dija ça të bëja me të. Frikë e madhe mos i ndodhte gjë, mos nuk dija. Muaji i parë me kaq shumë pyetje. Që nuk mbarojnë kurrë, vetëm ndryshojnë. Këto ditë kam kujtuar dhe menduar për ato që janë bërë nëna këtë muaj, ose janë në pritje. Do shkojë mirë. Bebushet dhe pitilushët donin thjesht një botë më të mirë per ta, ndaj u bë kaq rrëmujë. Këto kohë vetëm fëmijët mund të na ndihmojnë të kuptojmë dhe besojmë.
https://www.instagram.com/p/B-gw8ZGggDo/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu