Prej disa ditësh në mediat rozë qarkullonte lajmi se moderatorja Marina Vjollca është në pritje të ëmbël. Ditën e djeshme lajmin e bukur e ka konfirmuar edhe vetë çifti. Ajo ka postuar për herë të parë foto ku duket me barkun e rrumbullakosur, duke na treguar kështu të gjithëve se është shtatzanë për herë të parë.
“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Marina përkrah fotove të saj.
Një tjetër foto ka publikuar edhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi, ku duken të dy, e shkruan “Ne të tre”.
Para se Marina të konfirmonte shtatzaninë, mediat kosovare raportuan se ajo është në muajin e katërt të shtatzanisë dhe se pret të bëhet nënë e një vajze.
Ndërsa pak kohë më parë, Getoari foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i emrave të tyre dhe tha se mund të ishte zgjedhja edhe për emrin e fëmijës që do vinte në jetë, por ende diçka e tillë nuk është konfirmuar.
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!