Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, përgatitet shpejt dhe është ideale për ditët kur jeni shumë të zëna dhe doni diçka që bëhet lehtësisht. Me 7 përbërës, 20 minuta kohë përgatitjeje dhe përmban 530 kalori.
Përbërësit (për katër persona)
- 220 gramë makarona (të pagatuara);
- 4 feta pançetë;
- 30 gramë krem djathi PHILADELPHIA Cream Cheese);
- 1 filxhan bizele të ngrira;
- 3/4 filxhan qumësht;
- 1/3 filxhan me djathë kaçkavall të grirë;
- 1/2 lugë çaji pluhur hudhre.
Përgatitja
Zieni makaronat aq minuta sa thuhet në paketim, pa hedhur kripën. Ndërkohë, skuqim pançetën në një tigan. Më pas hiqeni nga tigani dhe vendoseni në letër kuzhine që të kullojë vaji.
Shtojmë gjithë përbërësit e mbetur në tigan dhe i gatuajmë për 3-5 minuta, ose derisa kremi i djathit Philadelphia të jetë shkrirë mirë, duke i përzier vazhdimisht.
Kulloni makaronat e hidhini në një enë të madhe. Shtoni salcën e përgatitur me krem djathi, pançetën e përziejini lehtë.
Lexo edhe: Sallatë Cezar me Philadelphia Light, një recetë shumë e shijshme
Nelt Group në bashkëpunim me pernenat.al do të ofrojnë një set me pesë produkte Philadelphia falas për videon më të bukur që do të na dërgoni gjatë përgatitjes së një recete: Makarona karbonara me Philadelphia <3 Dërgoni videot në Instagramin: pernenat.al
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.