Pse pastrimi i dhëmbëve mund të ndalojë fillimin dhe përkeqësimin e Covid-19? Sipas një studimi, të botuar në Journal of Oral Medicine & Dental Research, kryer nga shkencëtarë nga Universiteti i Birmingham, Spitali i Qarkut Salisbury dhe Instituti i Kërkimit të Trupit të Gojës në Los Anxhelos, grumbullimi i pllakave dentare dhe pezmatimi periodontal mund të intensifikojnë rrezikun e koronavirusit që arrin në mushkëri dhe shkakton një infeksion më akut.
Ata që vuajnë nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve janë më të rrezikuar
Për studiuesit, virusi mund të arrijë në mushkëri nga pështyma, duke lëvizur nga goja në rrjedhën e gjakut, veçanërisht te njerëzit që vuajnë nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve. Pacientët me periodontit mund të jenë më të rrezikuar të përjetojnë simptoma akute. Ekipi kreu skanime të mushkërive CT te pacientët me Covid-19 dhe gjeti vështirësi më të mëdha tek ata me probleme të shëndetit oral. Ekspertët thonë se ky zbulim mund të ketë implikime të rëndësishme për kujdesin shëndetësor oral. Masat e thjeshta të higjienës mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të transmetimit të virusit nga goja në mushkëri dhe parandalimin e rasteve të rënda të infeksionit.
Sasia e virusit gjithashtu zvogëlohet
“Ky model – thotë Iain Chapple, profesor i Periodontologjisë në Universitetin e Birmingham – mund të na ndihmojë të kuptojmë pse sëmundja e re Covid 19 manifestohet ndryshe në pacientë të ndryshëm. Kjo perspektivë mund të ndryshojë mënyrën e menaxhimit të rasteve të infeksionit, me trajtime që synojnë sistemin dentar dhe orofaringeal. Në të njëjtën kohë, këto masa paraprake mund të ulin përqendrimin e virusit në pështymë – përfundon Chapple – dhe të zbusin zhvillimin e sëmundjeve të mushkërive. Do të nevojiten studime të mëtejshme për të hetuar këtë model të ri, dhe ndërkohë, ne i këshillojmë të gjithë të mbajnë higjienën e mirë të gojës”.
Ekspertët theksojnë se masat e thjeshta të higjienës së duhur orale, të tilla si pastrimi i plotë i dhëmbëve, përdorimi i shpëlarësve specifikë të gojës dhe fillit të dhëmbëve ose edhe shpëlarja me ujë të kripur mund të zvogëlojnë rrezikun e formimit të pllakave dhe inflamacionit të mishrave të dhëmbëve.
Lexo edhe: Mënyra e duhur e larjes së dhëmbëve për rezultat perfekt









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks! https://accounts.binance.info/cs/register-person?ref=OMM3XK51
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you. https://www.binance.info/register?ref=JW3W4Y3A