Këngëtari i grupit West Side Family, Landi Hysi është shumë aktiv dhe përdor rrjetet sociale dhe figurën e tij publike për të përcjellë mesazhe të fuqishme, në ndihmë të personave në nevojë. Ndër kategoritë që ai mbështet fort janë edhe personat me sindromën Down.
Ai shpesh është angazhuar personalisht në aktivitetet e organizuara për këta persona, ndërsa së fundmi ka publikuar një foto shumë domethënëse në llogarinë e tij në Instagram.
Në foto është një djalë me sindromën Down, i cili ka në dorë një pankartë ku shkruhet “Do të doja që mësuesja ime ta dinte se unë mund të bëj më shumë sesa vetëm të përqafoj”. Në fakt ky do të ishte një mesazh shumë i vlefshëm për këdo që mendon se këta fëmijë nuk dinë, nuk kuptojnë apo janë inferiorë ndaj të tjerëve. Përkundrazi, ata dinë dhe kuptojnë shumë.
https://www.instagram.com/p/ByzrodoFqbp/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu