Mund të shkoj në plazh me fëmijën tim? Kjo është një nga pyetjet që nënat i bëjnë më shpesh vetes pasi kanë sjellë në jetë një bebe, duke marrë në konsideratë edhe temperaturat e larta të këtyre ditëve. Por çfarë thonë ekspertët? Cila është mosha e duhur për të shkuar në plazh me fëmijën?
Mosha e duhur për të shkuar në plazh me një bebe…
Mund të jetë që në javët e para pas lindjes, mjafton të merrni masat e duhura. Duke theksuar faktin se lëkura e fëmijës është tepër e ndjeshme nuk duhet të ekspozoni në asnjë mënyrë direkt në diell. Duhet ta vendosni në karrocën e tij në të cilën të keni vendosur edhe rrjetën kundër mushkonjave apo insekteve të tjera. Karroca duhet të vendoset në hije. Është absolutisht jo e këshillueshme të shkoni në plazh me beben gjatë orëve më të nxehta, qoftë edhe për të qëndruar në hije pasi ai nuk është në gjendje të rregullojë temperaturën e trupit (termorregullimi ende nuk është maturuar).
Rëndësia e plazhit për rrugët e frymëmarrjes
Ajri i pasur me jod do të ketë tek fëmija një efekt aerosoli, duke liruar kështu rrugët e frymëmarrjes. Bebi duhet të qëndrojë larg bregut duke qënë se edhe rryma e ajrit është më e fortë dhe mund ta bllokojë fëmijën. Veshja e tij duhet të jetë e lehtë, prej pambuku dhe krahë apo këmbët duhet të qëndrojnë zbuluar. Vendoseni sa më shpesh të jetë e mundur në gji për ta mbajtur të hidratuar.
Nga muaji i 6
Fëmija mund të qëndrojë në hije duke luajtur dhe tregoni kujdes mos fusë rërë në gojë. Kapelja është e domosdoshme. Fëmija duhet futur në ujë për pak minuta duke e mbajtur afër trupit në mënyrë që të ngrohet.
Lexoni dhe: Perse gjate veres femijet kane me teper shpenzime?
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu