Ajo është një figurë shumë e dashur për publikun, si balerinë, moderatore, si sipërmarrëse por edhe për profilin familjar që së bashku me bashkëshortin, aktorin e humorit Ermal Mamaqi, shfaqin. Bëhet fjalë për Amarda Toskën, ose e njohur ndryshe Amin, të cilën e do i gjithë publiku.
Sot, si rrallëherë, ajo u ka dhënë mundësinë ndjekësve t’i drejtojnë pyetje për të cilat kanë kuriozitet, përmes rubrikës në Instagram.
Krahas pyetjeve të tjera, fansat kanë qenë të interesuar të dinë se kujt i ngjan vajza e tyre Sia. Kurioziteti për të është i lartë, pasi në çdo postim, Ami dhe Ermali kujdesen të mos ia zbulojnë portretin, duke lënë gjithmonë diçka pa treguar prej saj.
Edhe në postimin ku është përgjigjur, ka ndodhur e njëjta gjë. Ami ka publikuar një foto me vajzën e Ermalin, por pa treguar fytyrën e vogëlushes. Ajo thotë se këtë përgjigje nuk e kanë as vetë, pasi ende nuk dinë ta përcaktojnë se më kë prej të dyve ka më shumë ngjashmëri Sia.










Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu