Aulona Musta është një nënë e përkushtuar, gazetare e suksesshme, bashkëshorte, amvisë, influencer, por pavarësisht gjithë titujve që mban ajo nuk harron të jetë një bijë shembullore.
Sot, në ditëlindjen e të atit, futbollistit të njohur Perlat Musta, ajo i ka bërë atij një dedikm me fjalë shumë të zgjedhura që vetëm një vajzë për babain mund t’i thotë.
Ndër të tjera, Aulona përmend se nuk ka krenari më të madhe për të se t’i thonë “vajza e Perlat Mustës”.
“Gëzuar ditëlindjen o më i miri i të gjitha kohërave. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë e kuptoj peshën dhe rëndësinë e mbiemrit Musta. S’ka krenari më të madhe se sa të dëgjosh fjalinë “Aulona, vajza e Perlat Mustës”.
Nuk do rresht kurrë së të falënderuari që s’me ke kufizuar kurrë për asgjë dhe më ke lënë gjithmonë të lirë të bëj zgjedhjet që unë kam menduar të drejta. Të falënderoj që ke qenë babi më “liberal” i mundshëm, që çdo vajzë do ëndërronte.
Po që ke qenë king i ri ti! 😜
Të dua shumë!”, shkruan Aulona.
https://www.instagram.com/p/B3pLbW7BT92/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu