Bukuroshja e talentuar dhe shumë e dashur për publikun, Klea Huta feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 27 vjeçe dhe këtë vit dita e rëndësishme e ka gjetur nën një status të ri, atë të nënës. Me siguri kjo ditëlindje do të mbetet e paharruar për të, pasi feston për herë të parë si mami.
Urimin më të bukur ajo e ka marrë nga partneri, muzikanti dhe producenti Elgit Doda, i cili përmes një postimi në Instagram i ka thënë fjalët më të bukura, që çdo grua do i dëshironte nga partneri i saj.
Krahas një fotoje të çiftit, Elgiti shkruan: “Gëzuar ditëlindjen grua dhe mami më e mrekullueshme në botë, të duam unë dhe Kridi”.
E ku ka urim më të bukur për një grua dhe nënë?
https://www.instagram.com/p/CCk3jf5D2Cg/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu