Pershendetje nena te palodhura. Me falni qe jam jashte teme. Kerkoj nje mendim per situaten ne te cilen gjendem. Jam ne nje dileme ne plote kuptimin e fjales. Jam 25 vjec, nene e nje djali 7 muajsh, dhurate e Perendise qe me ndryshoi jeten e me mbushi me gezim. Por qe po rritet duke mos e pasur babain afer cdo dite. Arsyeja: emigrimi. Ndihem kaq e trishtuar qe sjemi bashke. Eshte ne emigrim ne Greqi ( Athine), ne nje pune stabel por jo te paguar shume. Vjen cdo muaj prane nesh por gjithmone numerojme ditet per te qene bashke sepse i vetmi burim te ardhurash eshte puna e tij jashte shtetit. E nje pjese e mire na ikin vetem per vajtje-ardhjet. Gjate kohes qe ai eshte andej, une rri tek prinderit e mi. Por ndihem keq, i jam bere barre edhe prinderve. Edhe une vete nuk jam e qete. Jam e martuar e spo jetoj dot si e tille. Nuk ika jashte me shpresen per te gjetur nje pune ketu pas 17 vjeteve shkolle. E jam penduar shume. Ndihem keq qe burri spo e shijon rritjen e djalit tone. Dua te jemi bashke te tre, dua te jemi nje familje, dua qe im bir te rritet duke ndjere pranine e babait. Dua qe bashkeshorti im te shijoje rritjen e djalit. Nuk eshte kjo jeta qe doja per veten, nuk eshte kjo jeta qe enderroj per djalin. Thelle brenda meje kam vendosur te shkoj prane burrit( duhet ta kisha bere me kohe kete gje) por edhe berja e dokumentave kerkon kohe e shpenzime. Nuk mundem me. Me jepni nje mendim ju lutem. Cfare te bej? Faleminderit!
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu