Ajo njihet si zonja e hekurt e politikës, por sigursht që ka dhe anët e saj të dobta e të buta. Bëhet fjalë për zonjën Jozefina Topalli, e cila pak kohë më parë ka marrë një status të ri, atë të gjyshes dhe ka ndarë për herë të parë emocionet e këtij ndryshimi në jetën e saj.
E ftuar në programin “Rudina”, ajo ka rrëfyer për ndjesitë e të qenit gjyshja e Nikolasit prej 5 muajsh tashmë.
“Ishte dhurata më e bukur që mund të kishim për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Nikolas ka filluar të komunikojë, sigurisht që komunikimi i tij është me buzëqeshje me shikim, me drejtimin e duarve, apo të kap dorën dhe të shtrëngon gishtin, por e veçanta e tij është se ai që sa hap sytë buzëqesh dhe kjo është një mrekulli e Zotit. Kështu që ky vit ka qenë i veçantë, special dhe faleminderit Zotit që na ka bërë kaq bukur dhe kaq të dashur”.
Më tej, ish kryetarja e Kuvendit shprehet për ndryshimin që shkakton mëmësia në jetën e një gruaje.
“Amësia ndryshon çdo gjë. Unë e ndjek, qysh ditën e parë të lindjes unë e kam marrë në familjen tonë për ta ndihmuar time bijë, për ta rritur dhe e ndjek në çdo ditë, në çdo ndryshim, siç do nënë dhe si çdo gjyshe në botë. Dhe ndjek në mënyrë të veçantë dhe time bijë dhe shoh se amësia ka një efekt humanizues dhe ndryshon gjithçka në jetën e një gruaje”.
Ajo gjithashtu tregon se si dëshiron ta thërrasë nipi kur të rritet:
“Nuk më pëlqen të më thërrasi gjyshe të them të vërtetën. Por do më thërrasë nëna Ina, besoj. Se mua kështu më thërrasin në shtëpi. Ose do më thërrasë në emër, nuk e di, nuk i jap shumë rëndësi kësaj. Ajo që dua është të rritet i shëndetshëm me mamin dhe babin e vet dhe të kenë qetësi në familjen e tyre dhe të kenë shëndet dhe jetë”.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu