Ditët e sotme, jeta on line po zëvendëson atë realen, por me një ndryshim të madh që on line tentojmë të shfaqim anën tonë më të mirë. Kjo ka pasojën e vetë pasi padashje krijojmë standarde larg reales dhe mund të ndikojmë negativisht në jetën atyre që nuk i kanë mundësitë të barabarta me personat që shohin të ekspozuar në rrjete sociale.
Kjo ka të bëjë me jetën luksoze, me pushimet, me shpenizmet apo edhe pamjen. Sidomos për këtë të fundit, në rrjete sociale shohim postime që janë shumë larg reales, shohim fytyra e trupa perfektë, që jo vetëm janë të ekzagjeruar, por aspak humanë. Fytyra pa asnjë rrudhë, pa asnjë pore, forma trupore si ato të pasarelave, sikur të gjitha të ishin modele.
Për të inkurajuar njerëzit e thjeshtë, që mund të ndikohen negativisht nga këto postime, shumë personazhe publikë po tregojnë papërsosmëritë e tyre, si një mënyrë për të treguar se të gjithë njerëzit janë njësoj dhe se vlerat tona nuk maten nga standardet e vendosura në rrjete sociale.
Një ndër to është edhe Jona Kalemaj, e cila në postimin e saj të fundit është shfaqëur mëse reale, në “kundërshtim” me trendet e instagramit. Ajo e tregon trupin e saj siç është dhe përmes një mbishrkrimi në foto shpreh hapur mendimin për këtë temë.
“Këtu ka celulit sa të duash. Gjoks i varur nga fëmijët, pak bark nga lindja dhe prapë unë i ulëras botës: Jam më e mira. Vlerësojeni dhe duajeni veten fort”.
Lexo edhe: Ti s’je vjehrrë por je nënë njësoj si mami im, as e para as e dyta
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu