Aktroi i humorit, aktualisht kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isaj prej kohësh është bërë babai i një vajze që e ka quajtur Ajër.
Shpesh me postimet e tij në Instagram ai shpreh dashurinë e madhe të për të bijën, por sot në ditën e saj të lindjes ka zgjedhur fjalët më të bukura e të ndjera për ta uruar.
“Ajër ndryshoi gjithçka, forcoi shumë çka. I dha kuptim anës më të thellë shpirtërore. Është kodi midis meje dhe Zotit… ndjesia e bekimit! Është përbetimi i dashurisë. Është bërthama e kristaltë e familjes. Gëzuar ditëlindjen Ajër!❤” ka shkruar aktori krahas videos së vajzës.
https://www.instagram.com/p/B1KSN2mgd8Q/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu