Edhe pse 6 dhjetori është nata kur tradicionalisht zbukurohet pema e Krishtlindjeve, pothuajse të gjitha familjet që kanë fëmijë e dinë se kjo datë nuk respektohet shumë, por janë gjithmonë vogëlushët ata që vendosin se kur do t’i japin shtëpisë një pamje më festive.
Kështu ka ndodhur mbrëmë edhe në shtëpinë e këngëtares Rezarta Shkurta, pasi vajza e saj Hera ka pasur dëshirë të zbukurojë pemën dhe gjithashtu i kanë shprehur Babagjyshit të Vitit të Ri dëshirat për vitin që do të vijë.
Postimi i Rezarta Shkurtës:
Mbrëmja e djeshme në familjen tonë u mbyll kështu. Bebja jonë Hera e ka Vitin e Ri kur të dojë, mami dhe babi nuk ja prish 😅
Gjithashtu mbrëmë shprehëm dhe dëshirat, kuptohet unë dhe Ermali ju lutem babagjyshit që Viti i Ri të na gjejë me disa kilogramë më pak! Ishalla këtë herë e merr në konsideratë lutjen tonë.
https://www.instagram.com/p/B4ezDI8pG0X/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu