Kush ka vajza botën ka!
Të gjithë prindërit e vajzave e veçanërisht baballarët e kuptojnë këtë lidhje të veçantë, sepse vajzat për nga natyra janë më të përkëdhelura, ledhatohen, bëjnë edhe “lajka”.
Aktori i humorit Bes Kallaku ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram mëngjesin e tij me të bijën Ajkën dhe çfarë i duhet të “durojë” për t’i bërë qejfin së bijës.
Në video duket Ajka teksa grimon babi Besin, e ndërsa ky i fundit e ka shqëruar me këto fjalë postimin: “Meqë ra llafi, ku e boni tualetin ju mi gra??? 😂😂😂. Mirmgjes prindër baballarë që nuk ia prishni fëmijës! Zoti ju rujt!
https://www.instagram.com/p/CFeQ7IPnKX-/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu