Me siguri të gjitha nënat kanë një dëshirë të papërmbajtshme për të fotografuar fëmijët e tyre, me qëllim që të përjetësojnë në kujtesën e tyre momentet që duket se kalojnë sa hap e mbyll sytë dhe krejt papritur të vegjlit tanë bëhen zonjusha e zotërinj.
Por, ata jo gjithmonë pranojnë të pozojnë për objetivin e mamit dhe të babit dhe mesa duket kjo situatë vështirësohet sa më shumë që ata rriten.
Kështu ndodh edhe me fëmijët e dietolooges Blerina Bombaj dhe ajo ka ndarë një video shumë të këndshme me miqtë e saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B2XFdE2A_Xg/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu