Motrat Gjoni kanë qenë gjithmonë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kjo gjë nuk ka ndryshuar aspak edhe pasi janë bërë nëna. Madje, e kundërta ka ndodhur, fëmijët i kanë afruar më shumë Inisin, Ingridin dhe Ildën, motrën e tyre të madhe e cila preferon të mos ketë një imazh publik si dy të voglat.
Në postime e tyre kemi parë se mblidhen shpesh bashkë në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe çdo moment të rëndësishëm, festa, ditëlindje, fillimin e shkollës, kopshtit etj e kalojnë gjithmonë bashkë.
Por, ata nuk kanë nevojë për festa për t’u mbledhur me njëri-tjetrin pasi e shijojnë çdo ditë sikur të jetë festë, mbi të gjithë për gëzimin e madh që u sjellin fëmijët e tyre.
Inisi ka publikuar sot një video ku duket vajza e saj Koko dhe Ingridi me të birin duke luajtur të tre dhe e shijojnë pafund kohën me njëri-tjetrin.
https://www.instagram.com/p/B7f4g-KhgA8/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu