Ai është një nga yjet më me famë në arenën e fubollit e megjithatë është përlotur live në një intervistë kur i kanë shfaqur një video të të atit pak kohë para se të ndërronte jetë.
Cristiano Ronaldos i është shfaqur një material, të cilin nuk e kishte parë asnjëherë, ku i ati thoshte se ndihej krenar për të.
Reagimi i menjëhershëm i yllit të futbollit ka qenë shpërthimi në lotë, duke vënë duart përpara syve. Ai tregon se është hera e parë që shikon këtë material dhe preket nga fakti që i ati ndërroi jetë herët, pa arritur të shohë sukseset e tij, ndryshe nga e ëma, vëllezërit dhe djali i tij i madh.
https://www.youtube.com/watch?v=L7ZUi1Mx-Xk
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu