Vrapimi në një rutinë për deri në 20 minuta një ditë para dhe gjatë shtatzanisë përmirësoi shëndetin e organeve të brendshme tek minjtë.
Ushtrimi ndikoi tek minjtë që ishin duke pritur të vegjlit, më mirë në administrimin e niveleve të sheqerit në gjak duke rikthyer funksionimin e indeve te tyre kryesore.
Kjo mund të zvogëlojë shanset që nëna dhe foshnja të zhvillojnë sëmundje metabolike, siç është diabeti tip 2.
Shkencëtarët në Universitetin e Kembrixhit thanë se gjetjet janë të rëndësishme në mes të epidemisë aktuale të mbipeshës në të gjithë botën.
Obeziteti i nënës mund të ketë një ndikim të madh si tek nëna ashtu edhe tek foshnja, gjatë shtatzënisë dhe për vitet më pas.
Zyrtarët shëndetësore këshillojnë të qëndroni aktive sa më shumë që të jetë e mundur gjatë shtatzanisë – por nuk rekomandojnë të mbani një dietë për humbje peshe.
Dr. Amanda Sferruzzi-Perri, e cila drejtoi studimin, tha: ‘Një nivel i moderuar i ushtrimeve menjëherë para dhe më pas gjatë shtatzanisë çon në ndryshime të rëndësishme në indet e ndryshme të nënës obeze, duke i bërë në mënyrë efektive indet si tek nënat qe nuk jane obeze.
“Ne besojmë se këto ndryshime mund të shpjegojnë se ushtrimi përmirëson metabolizmin e nënës obeze gjatë shtatzanisë dhe, nga ana tjetër, mund të parandalojë që foshnjat e saj të zhvillojnë shenja të hershme të diabetit tip 2 pas lindjes.”
Komplikimet afatshkurtra të mbipeshës tek nënat njihen mirë – përfshirë diabetin gestacional që zhvillohet tek këto nëna gjatë shtatzanisë.
Ai gjithashtu rrit rrezikun e pre-eklampsisë dhe komplikimeve të rrezikshme, si për shembull, lindja e foshnjave me peshë të lartë dhe nevoja për një operacion cezarian.
Obeziteti predispozon si nënën ashtu edhe foshnjën e saj për të zhvilluar sëmundje metabolike siç është diabeti tip 2 më vonë në jetë.
Ushtrimet dihet se zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë që nuk janë shtatzënë duke përmirësuar mënyrën se si trupi menaxhon nivelin e sheqerit në gjak.
Lexo edhe: Cilësia e qumështit të gjirit tek nënat mbipeshë ndryshon nga nënat me peshë normale
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu