Dihet se edhe ushqimi luan një rol themelor në uljen e rrezikut për të pësuar goditje në tru. Por cilat ushqime të zgjidhni? Një studim i fundit nga spitali “Brigham and Women” në Massachusetts, i paraqitur në takimin vjetor të sesioneve shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës, zbuloi se yndyrnat dhe vajrat me bazë bimore kanë një efekt të shëndetshëm në parandalimin e rreziqeve të goditjes në tru.
Kërkimi zgjati gati 30 vjet
Pjesëmarrësit, nga të cilët 63% ishin gra, u ndoqën për më shumë se 27 vjet, përmes një sondazhi mbi zakonet e të ngrënit çdo katër vjet. Fillimisht asnjë nga më shumë se 100,000 vullnetarët nuk vuante nga sëmundje kardiovaskulare.
Rezultatet:
Gjatë kontrolleve periodike, ekipi i studiuesve vërejti se:
– Rreziku për të pasur një goditje në tru është ulur me 12% te ata që kishin konsumuar sasinë më të madhe të yndyrave bimore dhe të poli-pangopura sesa ata që kishin konsumuar më pak;
– Yndyrnat bimore përfshinin gjithashtu vajin e ullirit, sojën, luledielli dhe vajin e misrit.
Efekti negativ i yndyrave shtazore u rikonfirmua
Grupi i studimit zbuloi gjithashtu se në mesin e pjesëmarrësve që konsumonin sasinë më të madhe të yndyrave me bazë shtazore (mish ose salçiçe), rreziku i goditjes në tru ishte 16% më i lartë se ata që konsumonin më pak. Me një përjashtim: produktet e qumështit. Për momentin, në fakt, yndyrnat që rrjedhin nga produktet e qumështit, si djathi, gjalpi, qumështi, akullorja dhe kremi, nuk janë shoqëruar me probabilitet më të lartë për goditje në tru.
Është lloji i yndyrës dietike dhe jo sasia totale e konsumuar që ndikon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë goditjen në tru.
Lexo edhe: Yndyrat më të rrezikshme se sheqeri për diabetin
I loved as much as you will receive carried out right here. The sketch is attractive, your authored material stylish. nonetheless, you command get got an impatience over that you wish be delivering the following. unwell unquestionably come more formerly again since exactly the same nearly a lot often inside case you shield this hike.