Loredana Zefi, përveçse një këngëtare shumë e suksesshme në Shqipëri, por edhe përtej kufijve ku po bën karrierë në Gjermani, është gjithashtu nënë e një vajze 10 mujashe, e cila quhet Hana.
Me Hanën jemi njohur qëkur ajo erdhi në jetë në fund të vitit të kaluar, përmes prindërve të saj, këngëtarëve të famshëm Mozik dhe Loredana dhe përmes një llogarie në Instagram ku shpesh postojnë foto të saj.
Pak ditë më parë, Loredana gjithashtu publikoi një album muzikor dhe një prej këngëve, mbante ttiullin Hana, sepse ishte dedikim për të bijën.
Ditën e sotme, këngëtarja ka postuar një foto, ku në duar mban një trofe të cilin e ka fituar për një nga këngët e fundit të publikuara. Në krahun tjetër ajo ka vajzën Hanën dhe mbishkimi i fotos është kaq i bukur e domothënës. “Gjithçka për ty Hana”, – shkruan Loredana duke treguar se tashmë çdo trofe e arritje i dedikohet Hanës së vogël.
Kujtojmë se pak ditë më parë, çifti bëri të ditur se nuk janë më bashkë.
https://www.instagram.com/p/B37L-vhlIu3/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu