Dita e djeshme ka qenë dita ndërkombëtare kushtuar baballarëve dhe shumë prej personazheve të famshëm kanë publikuar foto me fëmijët e tyre. Ndërsa Vesa Luma është ajo që ka zgjedhur të urojë bashkëshortin e saj, këngëtarin Big Basta përmes fotove të tij me vogëlushin e tyre Lian.
Me fjalët që ka zgjedhur për ta uruar në këtë ditë të veçantë, këngëtarja Vesa Luma tregon se e vlerëson shumë partnerin e saj në rolin e tij si prind i djalit që kanë sjellë në jetë së bashku.
“Përgëzime për babain që do të lëvizte male për këtë shokun e vogël. Të duam nga këtu e në Zelandën e Re e sërish këtu”,- shkruan Vesa në një postim ku ka publikuar disa foto të Big Bastës me djalin në momente të ndryshme.
https://www.instagram.com/p/CExu9rZp09G/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu