Me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve, të gjithë prindërit, qofshin këta personazhe publikë apo qytetarë të thjeshtë, kanë zgjedhur mënyrat e tyre për të uruar të vegjëlit në këtë ditë që është e tyre.
Të shumta kanë qenë edhe urimet në rrjete sociale, duke përzgjedhur fotot e videot nga momentet e tyre më të bukura.
Por, urimi i Arbana Osmanit për djalin e saj të madh Jonin, këtë vit ishte disi më ndryshe e i veçantë.
Përmes një fotoje aspak të veçantë, Arbana ka uruar të gjithë fëmijët, nga shtrati i spitalit me vogëlushin Jon.
Siç tregon dhe moderatorja ai ka operuar bajamet me sukses dhe duket mjaft mirë me shëndet.
“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet. Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim Gëzuar 1 qershorin ”, janë fjalët me të cilat Arbana ka shoqëruar postimin e të birit.
Kujtojmë se pak javë më parë Joni mbushi gjashtë vjeç dhe moderatorja i organizoi një festë të madhe me të afërm e shokë të vogëlushit.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?