Foto me Ijen, në prehërin ku fotot tona lagen nga malli i saj

0 0

Aktori i humorit Bes Kallaku ndër të tjera ndan shpesh me fansat e tij momente familjare ku nuk ngurron të shprehë dashurinë për njerëzit më të dashur. Gjyshja që e ka rritur, ose siç e thërret ai, Ija është personi që zë vendin më special në zemrën e tij.

Ditën e djeshme ai i ka bërë një dedikim të ndjerë këtij njeriu kaq të veçantë për të.

Në preheërin ku lindën ëndrrat, dashuria, natyrshmëria dhe përulësia. Në prehërin që të përkëdhel edhe kur ti nuk je i mbështetur aty, kur të përkëdhel edhe kur je larg sepse vendi yt nuk ta ka siguruar dot të ardhmen. Në prehërin ku fotot e tua ndodh të lagen prej lotëve për largësinë tënde, për dashurinë që ka për ty dhe pafuqinë për të të shpupurisur flokët si fëmijë. Në prehërin ku jastëku të duket gur e ky prehër më i butë se shiu. Në prehërin ku pas çdo gabimi qortoheshe me dashurinë e zemrës. Në prehërin kur s’kishin asgjë vetë dhe neve na jepnin gjithçka. Në prehërin ku të urohet fati i një familjeje të bukur e të lumtur. Në prehërin ku sado i rritur të jesh, ti nuk rritesh kurrë.
(Ija ime, gjyshja ime që më rriti e më thotë çdo ditë, mos harro të vish te Nona)
Një përqafim për Nënat dhe gjyshet. Zoti na i rujt sa t’i kemi afër. 🙏

https://www.instagram.com/p/B2xNUTkHNMw/






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X