Moderatorja Floriana Garo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Ka qenë vetë Floriana ajo që ka njoftuar lajmin në rrjetin social Instagram përmes një fotoje të ëmbël të djalit të saj ndërsa i shtrëngon dhe dorën. Në postimin e publikuar ajo zbulon edhe emrin e djalit, Priam. “Mirë se erdhe në këtë botë Priami ynë! E shijofsh sa më shumë cdo moment. Të duam pa fund!”-shkruan ajo në postim.
Ndër të tjera, mësohet se moderatorja ka lindur gjatë ditës së djeshme në Gjenevë të Zvicrës.Kujtojmë që moderatorja u bë nënë për herë të parë në vitin 2018, kur solli në jetë një vajzë, Aidën të cilën e ka mbajtur larg rrjeteve sociale.
Lexo më shumë: Floriana Garo bëhet nënë, fotoja e parë e vajzës
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu