Ditën e sotme këngëtarja e madhe e skenës shqiptare Aurela Gaçe feston 45-vjetorin. Në një përvetjor të rëndësishëm siç është ditëlindja e 45- të, ajo ka një urim shumë domethënës për veten. E vetmja gjë që kërkon Aurela, është të ketë jetë të gjatë, për të qëndruar pranë të bijave në ditë të lumtura e të vështira, siç kanë qenë dhe janë prindërit e saj me të në çdo ulje e ngritje të jetës.
Ajo jep gjithashtu një mesazh shumë të rënëdsishëm se nëse kemi jetën dhe shëndetin, kaq mjafton për t’ju përveshur punës që të arrijmë ato që duam.
Urimin që i ka bërë vetes për ditëlindje, Aurela ka zgjedhur ta përcjellë përmes një fotoje në palestër, e pagrimuar, me doreza si një simbolikë e punës së palodhur, në përpjekjre për të përmirësuar veten.
“Sot ,45 vjeç 🙈😀💃. Mund të kisha zgjedhur çdo lloj fotoje për këtë ditë, por kjo , me “doreza” në duar, është simboli i të jetuarit për mua.
Kështu, e djersitur, pa maskën e përfituar nga grimi, duke luftuar për më të mirën, për të realizuar veten , për të ndërtuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..kështu i kalova këto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj të jem sa më gjatë pranë familjes time të shtrenjtë.
Ky është i vetmi urim që i bej vetes, të jem këtu, të shoh fëmijët të rriten, të jem me vajzat në hapat e vështirë e të bukur të jetës.
Të jem pranë fëmijëve të mi, ashtu siç prindërit e mi ishin e janë me mua.Kaq dua vërtet 🙏, vetëm jetë. Po të kemi jetë e shëndet, pastaj të tjerat dihen…..”dorezat ” në duar, e forca përpara”, – shkruan Aurela në foto.
https://www.instagram.com/p/B3rS-gXgFcx/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu