Pas rrëfimit të djeshëm të Aurela Gaçes në emisionin “E ardhmja është vajzë”, edhe legjenda e muzikës së veriut Fatmira Breçani tha se historia e saj është e ngjashme me atë të Aurelës, e të shumë artistëve të tjerë që u është dashur të sakrifikojnë kohën me familjen për të qenë në skenë.
“E mbaj mend si sot momentin kur më është dashur të shkoj larg dhe ta le djalin tim 7 muajsh në gjumë. Më shumë kam qarë në atë periudhë se sa kam kënduar për publikun. Por ne pastaj u mësuam me atë stil jetese dhe të gjitha sakrificat i bëmë për fëmijët tanë”, u shpreh Fatmira Breçani.
Në rrëfimin e saj të sinqertë, ajo tha gjithashtu se ka pasur edhe momente kur ka menduar ta braktisë karrierën për familjen, por fatmirësisht diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe ajo ia ka dalë të mbajë për shumë vite suksesin në skenë e në familje.
https://www.youtube.com/watch?v=wETosGNdZZI&t=135s
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu