Gazetarja Fatma Haxhialiu gjithmonë është dalluar si një figurë publike që ngre zërin për ato që i duken fenomene negative në shoqërinë tonë. Jo rrallëherë ajo ka vënë theksin e shumë problematikave që në familje e që në mënyrën si edukohen fëmijët.
Në një postim të fundit, ajo flet për gjuhën e urrejtjes që vëren nëpër komente në rrjetet sociale nga gjinia femërore dhe ngre shqetësimin se janë pikërisht këto gra që edukojnë fëmijët, të cilët nesër do të jenë qytetarë të rritur.
“Para disa vitesh në komentet në rrjetet sociale ato më injorantet, paragjykueset, më të ligat dhe malinjet vinin përgjithësisht në një masë të madhe nga burrat. Sigurisht kishte dhe gra, por vija re një fije logjike dhe argumentimi edhe te komenti më analfabet prej tyre…Kjo me jepte një fije shprese, sepse gruaja në një shoqëri si e jona, është baza e kultivimit të mënyrës së të shprehurit, menduarit, argumentuarit në familje. Pra kur shikon që një grua përdor argument sado infantil, ka pakëz shprese që kjo formë komunikimi përdoret prej saj dhe në familje (burrat llafe kanë shumë, por peshë nuk u zënë kurrë, sa fjala e nënës në shtëpi, sepse koha që shpenzojnë në familje është më e vogël ndaj dhe influenca më e vogël për pasojë).
Sot vërej me keqardhje që është rritur numri i komenteve të këqija, plot të nëmura, me gjuhë urrejtjeje dhe sigurisht injorante, pa kurrëfarë argumentimi, nga ana e grave. Dominojnë komentet e grave…pyes veten pse? Ose ndoshta ato gra te kultivuara apo që e mendojnë ndryshe, kanë hequr dorë nga komentet dhe lukunia e injorancës online, ose janë shtuar pajisjet teknologjike në duart e grave, pra është shtuar numri i përdorueseve, ose është rritur numri i analfabetëve funksionalë në shoqëri.
Sido që të jetë, është fatale kur e keqja, gjuha gjymtuese, paragjykimi dhe paaftësia për argument i ka rrënjët te nëna, te figura femërore në familje 🙁 Kjo është alarmante…siç e thotë dhe një shprehje e njohur; eduko një burrë ke edukuar një njeri, eduko një grua, ke edukuar një komb! Ndaj është e rëndësishme të luftojmë dhe të kemi prioritet edukimin e vajzave në këtë vend, sot më shumë se kurrë❤”.
https://www.instagram.com/p/B31qdKEDup3/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu