Moderatorja shumë e ëmbël Fatma Methasani dhe partneri i saj Alfio janë bërë prindër për herë të parë.
Fatma ka sjellë në jetë djalin e saj të parë, të cilin e kanë quajtur Noah.
Lajmin për ardhjen në jetë e ka bërë të ditur vetë babai i vogëlushit, përmes një postimi në Instagram, ku ka postuar foton e tyre të parë të tre.
“Sot mësova përfundimisht çfarë do të thotë të duash dhe të të duan, sot mësova përfundimisht çfarë është dashuria❤ Sot jeta ime ndryshoi si kurrë më parë, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio dhe mami Fatma janë njerëzit më të lumtur në botë dhe e duan shumë shumë shumë ❤❣❤”!-shkruan Alfio krahas fotos ku duket ai dhe Fatma me vogëlushin në krahë.
https://www.instagram.com/p/B73hL_pgQGI/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu