Bashkëshortja e këngëtarit shumë të njohur nga Kosoova Ermal Fezjullahut feston sot ditëlindjen. Pak minuta pas mesnatës, Ermali e ka uruar bashkëshorten publikisht përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ai ka zgjedhur një foto ku Ariana është e rrethuar nga të katërt fëmijët e çiftit për t’i bërë urimin e bukur të ditëlindjes.
“Urime ditelindjen zemra jem i bofsh edhe 100 bashke me krejt tmirat ne jete . Falemderit qe mi ke dhuru 4 yje. Te duam shume . Babi , Arti , Buna , Era edhe Ana”,- shkruan Ermali krahas fotos.
https://www.instagram.com/p/CAThepvBi5C/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu