Nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, nënë e një djali dhe një vajze dhe bashkëshorte e suksesshme, këta janë disa nga titujt që mban Erisa Xhixho.
E pyetur në një intervistë nga moderatroja Evi Reçi, ajo tha se padyshim secili nga këto role është shumë i rëndësishëm, e megjithatë për të familja mbetet e para. Që nga ardhja në jetë e Henrit, e më pas e vajzës Nicol, dëshira e saj më e madhe është të mos humbasë asnjë moment nga rritja e tyre e të jetë prezente në çdo fazë të jetës.
Nga ana tjetër, Erisa pranon se edhe angazhimet profesionale e politike janë pasioni i saj e për këtë arsye nuk ka hequr kurrë dorë prej tyre. Por një tjetër aryse që e shtyn më tepër të bëjë sukses në karrierë është edhe shembulli që u jep fëmijëve përmes punës së saj.
“Mua prindërit e mi nuk më kanë thënë bëj kështu, ose bëj ashtu. Sigurisht më kanë thënë vetëm për gjërat e mëdha, por për gjërat e përditshme unë kam ndjekur modelin e tyre. Prandaj i qëndroj fort idesë së modelit. Unë dua t’u tregoj fëmijëve të mi që jam mami, por jam edhe pedagoge, që ia dal në jetë etj”, – shprehet politikania Erisa Xhixho.
Me modesti ajo thotë se për çdo vajzë e grua sfida për të menaxhuar kohën është e njëjtë, por atë e ka ndihmuar shumë fakti se që fëmijë ka punuar me axhendë dhe menaxhimi i duhur i kohës sjell suksesin në jetë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu