Erin, vetëm 6 muajshe përballet me një betejë të ashpër

0 0

Bën ndërhyrje kirurgjikale në zemër, menjëherë pas kësaj rezulton pozitive ndaj COVID-19. Është historia e Erinit, një vajzë gjashtë muajshe që e gjeti veten së bashku me familjen e saj duke luftuar kundër një fati të padrejtë. Historia e saj, e treguar nga prindërit në mediat sociale, është bërë e njohur në gjithë botën.

Historia e Erinit

Erin Bates lindi gjashtë muaj më parë në Bury, në zonën e Mançesterit të Madh. Dhjetorin e kaluar, për shkak të problemeve shëndetësore të konstatuara menjëherë pas lindjes, foshnja u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në zemër, për fat të mirë i suksesshëm. E megjithatë, më 10 Prill, fati mizor përsëri u ngrit kundër vajzës së vogël.

Pas ditëve me kollë akute dhe ftohje, fëmija bëri testin dhe doli pozitive me koronavirus. Infeksioni i marr me trake dhe mushkëri ishte një tregues i infeksionit COVID-19. Prandaj foshnja u shtrua menjëherë në spital në Liverpool.

Historia e treguar në mediat sociale

Prindërit e saj, Emma dhe Wayne, 29 dhe 32 vjeç, kurrë nuk e lanë vetëm. Çifti vendosi të tregojë përvojën e tyre në mediat sociale, duke postuar foto të vajzës së vogël bashkangjitur respiratorit. Qëllimi, thonë ata, është të rritet vetëdija duke i inkurajuar ata të qëndrojnë në shtëpi.

Njerëzit nuk e marrin seriozisht çështjen dhe kjo më zemëron. Unë e konsideroj si çështje personale.

Lajmi i mirë

Pas kaq shumë kohe agoni, më në fund lajmi i bukur. Erini e vogël u rikuperua nga koronavirusi, tamponi i dytë i realizuar konfirmoi negativitetin dhe shërimin e plotë të voglëlushes. Emocioni i prindërve, të cilët i besuan Facebook-ut ndjenjat e tyre, është i papërshkrueshëm:

Vajza e vogël mundi koronavirusin. Ne jemi kaq krenarë për ty.

Në videon e postuar në faqen e spitalit në Facebook, shohim vogëlushen e transferuar në një departament tjetër të objektit mes duartrokitjeve të mjekëve dhe infermierëve.

Lexo edhe: Babai me Covid-19: Pjesa më e vështirë e izolimit, qëndrimi larg djalit

 

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X