Babai me Covid-19: Pjesa më e vështirë e izolimit, qëndrimi larg djalit

0 1

Koronavirusi po sfidon prindërit në kaq shumë mënyra. Jemi duke u përshtatur me kaq shumë sfida të reja dhe për disa prindër, kjo do të thotë të ndahen nga fëmijët e tyre.

Këtë javë Andi Cohen po i mungon djalit të tij 1-vjeçar, Ben pasi Cohen u diagnostikua me COVID-19 dhe i duhej të karantinohej larg të birit. Të tjerë personazhe me profil të lartë publik, përfshirë Tom dhe Rita Hanks dhe Sophie Grégoire Trudeau, gruaja e Kryeministrit të Kanadasë po përballen me këtë betejë,  të cilët janë izoluar larg fëmijëve të tyre pas një diagnoze COVID-19.

Duke folur në një emision këtë javë Cohen tha se Ben aktualisht është në kujdesin e një dadoje ndërsa babai i tij po shërohet.

“Do t’ju them atë që di nga kamera dhe nga videot, sepse nuk mund ta shoh atë, që është pjesa më e keqe,” tha Cohen. “Por ai është shkëlqyeshëm dhe dado e tij [e testuar] ka rezultuar negative ndaj virusit”.

Disa ditë në vetëizolim, Cohen po ndihet më mirë në përgjithësi, por prapë ka momente kur ndihet sikur virusi po e ndikon mjaft.

Shumë prindër janë lënduar që duhet të zhvendoseshin në një hapësirë ​​të veçantë ndërsa dikush tjetër kujdeset për fëmijët e tyre, por është diçka që duhet të bëjnë ata që kanë rezultuar poztiv ndaj COVID-19.

Në mënyrë që të parandalojmë më shumë prindër që të mos izolohen larg fëmijëve të tyre, autoritetet shëndetësore thonë se gjëja më e mirë që të gjithë mund të bëjmë është të qëndrojmë në shtëpi dhe të praktikojmë distancën sociale.



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X