Këngëtarja e muzikës rep Tyna është nga më të përfolurat e më të ndjekurat e showbizit të sotëm dhe një nga emrat më të fuqishëm të tregut muzikor.
Megjithatë, në strehëzën e ngrohtë familjare, ajo mbetet vajza e vogël e mamit dhe babit dhe këtë gjë e dëshmon me postime herë pas here në rrjetet e saj sociale.
Në çdo gëzim familjar, Tayna e ka të pamundur të mos publikojë një foto me personat e saj të dashur, të ëmën dhe të atin.
I ati i saj ka festuar dje ditëlindjen dhe vajza e vetme Tayna i ka bërë një urim të veçantë, duke zgjedhur fjalë të ndjera zemre.
“Gëzuar ditëlindjen babi! Jam shumë mirënjohëse edhe e lumtur që t’kam! Të duam!”- shkruan ajo në foton me dy prindërit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu