Minsitrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Sipropali është në pritje të fëmijës së dytë, që siç deklaroi në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ishte një fëmijë shumë i dëshiruar nga të dy prindërit, por jo nga vogëlushja Nalta.
“Nalta ka një shprehje: Mami, babi dhe Nalta dhe askush tjetër, prandaj nuk e pranonte dot që do vinte dhe dikush tjetër. Por tani e ka pranuar dhe e do shumë. Nuk ka pasur preferenca për motër ose vëlla, sepse për të mjafton që do vijë një beb dhe nuk ka gjini”, – tregon Elisa.
Ndërsa bashkëshorti i saj dëshironte shumë të bëhej sërish baba i një vajze, por këtë herë do të plotësohet dëshira e Elisës, pasi ajo do të sjellë në jetë një djalë, për të cilin shprehu dëshirën që t’i ngjajë dhe të jetë “i saji”.
“Nalta dhe i ati janë shumë të lëshuar në dashuri me njëri-tjetrin dhe shpresoj shumë që djali të jetë imi”, – tregoi ministrja.
Lidhur me ndryshimet në shtatzani, ajo tha se i është shtuar oreksi dhe nepsi kryesisht për ushqimet e kripura dhe pikante.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu