Ministrja Elisa Spiropali është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Lajmin e ka konfirmuar ajo vetë mbrëmjen e djeshme në një intervistë dhënë për “ABC News”.
Në disa foto të publikuara nga portalet por edhe në profilin e saj në Instagram, ministrja duket me barkun e rrumbullakosur.
Ajo ka pranuar se është akoma në tremujorin e dytë të shtatzënisë, ndërsa ka thënë se në fund të janarit mund të lindë fëmijën e saj.
Spiropali u shpreh se shtatzënia po shkonte mirë, duke e konsideruar si një shkak për lumturi.
E pyetur se si po e përjeton, ajo tha se përveç tronditjes që pësoi nga tërmeti, të tjerat po shkojnë mirë dhe fëmija i ka shtuar dëshirën dhe energjinë për të punuar.
“Nuk e konsideroj si pengesë apo sëmundje, dhe po ecën shumë mirë”, është shprehur Spiropali.
Por si po e përjeton vajza e saj ardhjen në jetë të një vëllai ose motre?
“Në fillim me xhelozi, por tani shumë mire”, ka thënë Spiropali.
Kujtojmë se ministrja solli në jetë katër vite më parë vajzën e saj, Naltën.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu