Vogëlushi Krid ka sjellë shumë lumturi e gëzim në familjen e artistëve Klea Huta dhe Elgit Doda dhe të dy po dëshmojnë të jenë prindër shembullorë.
Në një foto të postuar së fundmi në Instagramin e Elgitit, ai duket duke ushqyer të birin Krid me biberon, por pa treguar portretin e tij.
Komentet për këtë foto kaq të ëmbël kanë qenë të shumta, por ndër to ka dalluar kometni i këngëtarit të grupit Produkt 28 Alban Kondi, i cili i thotë se i shkon shumë djali.
Ndërsa, Elgiti me nota humori ia kthen “Na shkojnë çunat”.
Mesa duket, Elgiti ka qenë “i prerë” për t’u bërë baba djali.
https://www.instagram.com/p/CBgQi_tjT1f/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu