Pas netëve të ngjeshura me muzikë live në clubet e kryeqytetit dhe jo vetëm, ditën e diel, si pjesa më e madhe e prindërve edhe këngëtarja Aurela Gaçe zgjedh që sa herë të ketë mundësi ta kalojë me familjen, me dy vajzat e saj të dashura Grace dhe Abigail.
Ajo ka postuar një video ku dy motrat duken duke kërcyer muzikë rock dhe Aurela shpjegon se askush nuk i ka mësuar të bëjnë diçka të tillë, por ato e ndiejnë muzikën e për këtë aryse reagojnë ndaj saj. E vetmja gjë që Aurela tregon se bën është që vendos rryma të ndryshme muzikore, ndërsa vajzat janë ato që kërcejnë me këngët që pëlqejnë më shumë.
Më vonë thotë këngëtarja, do të kërcejnë pogonishte.
https://www.instagram.com/p/B2_63iZghHH/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu