Këngëtarja Çiljeta Xhilaga na tregon shpesh foto të djalit të saj, i cili duke qenë se është akoma i vetmi fëmijë në familjen e këngëtares ka gjithë vëmendjen.
Por në një rrëfim për “Mirage”, Çiljeta ka treguar së fundmi më shumë për jetën e saj private.
E pyetur për dashurinë, këngëtarja shprehet se tani ka gjithçka që dëshiron të ketë në jetë!
Ajo ka folur hapur edhe për planet e saj për ta bërë Fernandon me një vëlla ose motër, dhe për të pasur shumë fëmijë në të ardhmen!
“Pa diskutim që po, kam qenë vajzë e vetme dhe e kam vuajtur këtë pjesë kështu që kam dëshirë që në jetën time të kem shumë fëmijë, kështu që në të ardhmen si dihet asnjëherë. Ndihem e plotësuar dhe e lumtur për mua kjo është e rëndësishme një femër kur ndihet e lumtur dhe e plotësuar ka çdo gjë”.
Kujtojmë se Çiljeta është përfolur për marrëdhënien e saj me futbollistin Alban Hoxha.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu