Moderatorja Bieta Sulo është shumë e dashur dhe e vlerësuar nga publiku, jo vetëm për kalimin e orëve të këndshme të pasdites, por gjithashtu për momentet që ajo ndan nga jeta familjare, bashkëshortore, mëmësia etj.
Por, Bieta ka ditur të fitojë zemrat e publikut, edhe për një vlerë tjetër që ka përcjellë përmes ekranit e rrjeteve sociale, për marrëdhënien aq të bukur që ka me vajzën e bashkëshortit të saj, Alban Dudushit, Xhoelin.
E ftuar në programin e dy vëllezërve binjakë Donald e Romeo në Vizion Plus, Bieta u pyet me humor se kujt do t’ja jepte pjesën më të madhe të gjelit të detit për Vitin e Ri: Xhoelit apo Kroit. Pa u menduar gjatë, Bieta tha se do ja jepte Xhoelit.
Më pas, përtej humorit, vëllezërit e kanë pyetur Bietën rreth kësaj marrëdhënie dhe dashurisë që ndjen për secilin, për Kroin e për vajzën e Albanit.
Me shumë sinqeritet dhe pa hipokrizi, Bieta tha se i do të dy shumë, por shpjegoi se Kroi është fëmija që ka lindur vetë dhe në këtë kuptim ka diferencë në ndjesinë mes të dyve. Gjithsesi ajo shtoi se dashuria për të dy është e pafundme dhe sa herë duhet të shkojnë diku ose të prenotojnë ndonjë vend, ajo shprehet se do të jetë me Albanin dhe dy fëmijët.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu