Në datën 22 të muajit të kaluar, aktorja shqiptare Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, të cilit i ka vënë emrin AMAR, që vjen nga hebraikja dhe do të thotë “i përjetshëm”.
Mbrëmjen e djeshme, ata kanë festuar 1 mujorin e ardhjes në jetë të Amarit dhe aktorja ka publikuar një foto me të voglin në krahë.
Gjatë këtyre javëve, ajo na ka treguar se po e shijon shumë mëmësinë dhe herë pas here ndan në rrjetet sociale foto me të nga momente të ndryshme të ditës.
https://www.instagram.com/p/CFcuMhUH7g2/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu